Zelensky: Rusia ka nisur mobilizim të ri ushtarak

29 shtator 2026 | 15:52

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia ka nisur një proces të ri mobilizimi dhe po përpiqet të rekrutojë më shumë njerëz për ushtrinë. “Rusët po planifikojnë gjithashtu të përfshijnë më shumë shtetas të huaj”, ka thënë Zelensky në një videomesazh.

Ai ka thënë se këtë informacion e kanë siguruar shërbimet ukrainase të sigurisë. Prej disa muajsh ka pasur spekulime, diskutime dhe pretendime ende të pakonfirmuara se Rusia mund të nisë një mobilizim të ri, për të zëvendësuar humbjet e mëdha të ushtarëve në frontin e luftës në Ukrainë. Presidenti rus, Vladimir Putin, deri tani i ka mohuar kategorikisht këto shqetësime.

Zelensky ka bërë me dije se Ukraina ka marrë informacione të reja për ushtarët e Koresë së Veriut që ndodhen në Rusi. “Aktualisht ka më shumë se 8 mijë ushtarë koreano-veriorë në territorin rus”, ka thënë Zelensky.

Sipas tij, po përgatiten edhe 10 mijë ushtarë të tjerë, të cilët po përzgjidhen për t’u trajnuar dhe më pas do të dërgohen në Rusi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
NATO do të forcojë mbrojtjen me kosto më të ulët…