Rama thotë se Supremja e ka refuzuar kërkesën e VV per anulimin e vendimit për biletat: Dashakëqij e të padijshëm
10 gusht 2026
| 22:08
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar vendimin e Gjykatës Supreme që të refuzojë kërkesën e asamblistëve të Kuvendit Komunal të Lëvizjes Vetëvendosje rreth ndryshimit të biletave të transportit publik, vendim i marrë nga komuna.
Rama ka thënë se kjo kërkesë është refuzuar, duke thënë se asamblistët e VV-së janë “dashakëqij” dhe të “padijshëm”.
“Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën e grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! Po e ripërsëris, përveç që jeni dashakëqij, jeni edhe të padijshëm”, ka shkruar Rama në Facebook.



