Hani i Elezit përfundon projektin e ndriçimit në Paldenicë dhe Ramukë

29 shtator 2026 | 16:31

Komuna e Hanit të Elezit ka përfunduar projektin për ndriçimin publik në fshatrat Paldenicë dhe Ramukë.

Në emisionin “Fol me Arin”, kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka deklaruar se realizimi i këtij projekti ka qenë i domosdoshëm për banorët e këtyre zonave.

“Qytetarët e kanë kërkuar këtë projekt. Kjo është më shumë për shkak të lëvizjeve. Ky projekt është planifikuar të mbarojë vitin e kaluar, por për shkak se nuk kemi pasur mjete, për shkak të kontratave kolektive, siç e dini më, këtë vit është realizuar dhe jemi shumë të kënaqur”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
75 oficerë nga Shqipëria dhe Kosova kanë nisur kurse të…