E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka mirëpritur në Kosovë senatoren amerikane Joni Ernst.
Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së, Ernst ka marrë pjesë pasditen e së hënës në takime të zhvilluara në Ambasadën amerikane në Prishtinë.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, senatorja amerikane ka vizituar edhe Manastirin e Graçanicës, i cili është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.