Shpërthen Uzuni, shënon hat-trick (video)

10 gusht 2026 | 10:30

Myrto Uzuni ka zhvilluar një nga ndeshjet më të mira me fanellën e Austin FC, duke shënuar tre gola në fitoren 3:0 ndaj Puebla në Leagues Cup.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut i sfidës, duke realizuar të tre golat e skuadrës amerikane dhe duke i dhënë Austin FC një fitore të rëndësishme në turneun mes skuadrave të MLS-së dhe Liga MX.

Uzuni e nisi spektaklin që në minutën e katërt, kur realizoi një gol të bukur nga goditja e lirë. Vetëm pak minuta më vonë, ai e gjeti sërish rrjetën, ndërsa het-trikun e kompletoi në pjesën e parë, transmeton Klankosova.tv.

Tre golat e tij ishin vendimtarë për fitoren e pastër 3–0 të Austin FC ndaj Puebla, ndërsa paraqitja e Uzunit e vendosi atë në qendër të vëmendjes në këtë edicion të Leagues Cup.

Me këtë het-trik, Uzuni ngjitet në krye të listës së golashënuesve të Leagues Cup me tre gola, duke lënë pas edhe yje si Lionel Messi, i cili deri tani ka realizuar dy herë në këtë kompeticion.

Një mbrëmje perfekte për sulmuesin shqiptar, i cili jo vetëm i siguroi Austin FC fitoren, por edhe dha një sinjal të fortë se synon të jetë ndër protagonistët kryesorë të këtij edicioni të Leagues Cup.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Më shumë se 130,000 njerëz largohen nga rajoni i Ballkanit…