Ademi: Breza të ndryshëm të futbollistëve tanë, të bashkuar nga pasioni për fanellën dardane
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka ndarë momente nga stadiumi “Fadil Vokrri”, ku është shoqëruar me futbollistë të gjeneratave të ndryshme.
Ademi ka publikuar një fotografi së bashku me Benjamin Kolollin dhe Besart Halimin, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre me fanellën e Kombëtares së Kosovës, si dhe me futbollistët e rinj Leon Frrokaj dhe Kreshnik Hajrizi.
“Është emocionuese t’i shohësh bashkë breza të ndryshëm të futbollistëve tanë, të bashkuar dhe me të njëjtin pasion për fanellën dardane”, ka shkruar Ademi.
Ai ka theksuar se futbollistët që kanë lënë gjurmë në rrugëtimin e Kosovës dhe ata që pritet ta vazhdojnë këtë rrugë janë pjesë e së njëjtës histori.
“Sonte, festuam të gjithë bashkë me Dardanët, për Kosovën! Forca Dardanë!”, ka përfunduar Ademi.



