Ahmeti: Përballjet i kam me VMRO-në, për VLEN-in kam veç keqardhje, për një karrige i kanë poshtëruar shqiptarët

11 gusht 2026 | 00:25

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në emisionin “Click” në RTV21 komentoi bashkëqeverisjen e VLEN me VMRO-në.

Ai tha se VLEN është pushtet pa pushtet.

” S’po pyet kërkush, çka mbrojtën, mos dolën të mbrojnë gjuhën, mos dolën të mbrojnë përfaqësimin e drejtë, çfarë avancimin, dolën të korridori e thanë është ngjarje historike….unë nuk jam nihlist, një punë të vogël me ba, të kishin avancuar nuk pritoj se është në të mirë të shqiptarëve, por nuk e kanë bërë, nuk kanë bërë ndonjë punë që të themi e bënë diçka, përkundrazi e kanë denigruar, e kanë poshtëruar shqiptarin, e kanë kthyer mas situatën, si në iniciativën për ligjin e gjuhës, për përfaqësimin e drejtë, për çështjen e Tribunalit të Hagës”, tha ai.

Më tej shtoi se përplasjen e ka me VMRO-në e jo me VLEN.

“Për VLEN-in kam keqardhje, përse për një karrige denigruan, poshtëruan legjitimitetin e shqiptarëve, sepse në Maqedoni votohet në baza etnike”, tha ai./RTV21

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fabrika ushtarako-industriale gjermane kanë shumë punë. Por lufta moderne me…