Gjykim në mungesë, gjykata siriane dënon me vdekje Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

11 gusht 2026 | 11:52

Një gjykatë siriane ka dënuar me vdekje në mungesë ish-presidentin Bashar al-Assad, pasi e ka shpallur fajtor për “krime lufte” dhe “krime kundër njerëzimit” të kryera gjatë luftës civile në Siri. Me vdekje është dënuar edhe kushëriri i tij, Atef Najib, i cili akuzohet për udhëheqjen e shtypjes së protestave në provincën e Daraas në vitin 2011, ngjarje që shënuan fillimin e kryengritjes dhe përshkallëzimin e konfliktit të armatosur në vend.

Nën masa të rrepta sigurie, Najib ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, i veshur me uniformën e të burgosurit, ndërsa gjyqtari lexoi vendimin.

Bashar al-Assad dhe vëllai i tij, Maher janë larguar drejt Rusisë pasi kryengritësit kanë marr kontrollin e Damaskut në dhjetor të vitit 2024. Ndërkohë, Najib është arrestuar më vonë dhe është bërë një nga figurat më të larta të ish-regjimit që është përballur me drejtësinë.

Najib, ish-gjeneral brigade i ushtrisë siriane, në vitin 2011 drejtonte Degën e Sigurisë Politike në provincën Dara, ku forcat e regjimit ishin shtypën protestat që më pas u shndërruan në një kryengritje mbarëkombëtare.

Vendimi ndaj Assadit përbën dënimin e parë me vdekje të një figure të lartë të ish-regjimit nga autoritetet kalimtare siriane, të cilat këtë vit kanë nisur procese gjyqësore ndaj zyrtarëve të ish-qeverisë, si në praninë e tyre, ashtu edhe në mungesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka vlerësuar reagimin e kryeministrit të…