Shumë shpejt do ta fitojmë luftën me Iranin, do të ketë ulje të çmimit të naftës

28 shtator 2026 | 08:46

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se beson se SHBA-ja do ta fitojë shumë shpejt luftën në Iran.

Në një intervistë për Fox News, Trump tha se Shtetet e Bashkuara aktualisht po e fitojnë konfliktin, duke e lidhur këtë me presionin ekonomik dhe veprimet ushtarake.

“Besoj se do ta fitojmë luftën në Iran shumë shpejt”, deklaroi Trump.

Presidenti amerikan parashikoi gjithashtu se çmimet e naftës do të ulen pas përfundimit të luftës.

“Besoj se po e fitojmë falë si presionit ekonomik, ashtu edhe veprimit ushtarak”, u shpreh ai.

Trump nuk dha më shumë detaje në deklaratat e tij lidhur me kohën se kur, sipas tij, mund të përfundojë konflikti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nxënësit e nivelit të arsimit fillor të mesëm të ulët,…