A do të kandidojë në 2028? Trump: Do të doja, por ligji është shumë i rreptë

12 gusht 2026 | 23:22

Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur gazetarëve për mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë presidencial në vitin 2028. Ai pranon se do ta dëshironte një garë të tillë, por theksoi se ligji amerikan e ndalon.

“Të gjithë më pyesin nëse do të kandidoj në vitin 2028. Do të doja shumë, por ligji për këtë çështje është shumë i qartë dhe i rreptë”, u shpreh Trump për gazetarët. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara, përmes Amendamentit të 22-të, kufizon presidentin në dy mandate.

Duke folur për Iranin dhe situatën në Lindjen e Mesme, Trump deklaroi se nuk i beson Teheranit dhe pretendoi se Shtetet e Bashkuara kanë kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit.

“Ne e kontrollojmë Ngushticën e Hormuzit, jo ata”, tha presidenti amerikan, duke shtuar se Irani nuk duhet të shndërrohet në “ngacmuesin e Lindjes së Mesme”.

Trump komentoi gjithashtu largimin e tij të papritur nga samiti i NATO-s në Turqi, duke thënë se përballet me një numër të madh kërcënimesh.

“Marr shumë kërcënime. Shumë kërcënime për të cilat ju nuk i dini. Kushdo që ka një pozicion të rëndësishëm përballet me shumë kërcënime. Ata që nuk kanë rëndësi nuk kërcënohen. Mendoj se unë jam objektivi kryesor“, deklaroi ai.

Trump tha se siguria e tij varet nga Shërbimi Sekret dhe se ai ndjek udhëzimet e agjentëve për masat që duhet të marrë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka komentuar deklaratat dhe idenë…