Trumpi refuzon të mbështesë Netanyahun përpara zgjedhjeve në Izrael
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka refuzuar të mbështesë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për një mandat tjetër në detyrë përpara zgjedhjeve të ardhshme, duke shmangur mbështetjen e drejtpërdrejtë të aleatit të tij të hershëm në një intervistë të botuar të enjten.
“Epo, mund të them vetëm se nuk jam më i përfshirë në politikë, përveçse jemi të popullarizuar”, ka thënë Trump për revistën TIME kur është pyetur nëse kryeministrit duhet t’i jepet një mandat tjetër në zgjedhjet e 27 tetorit.
I pyetur përsëri, ai është përgjigjur: “Jo, gjëja ime kryesore, dua t’i ndihmoj ata të mbrojnë Izraelin”, duke u larguar nga një mbështetje e qartë në intervistën e zhvilluar të hënën.
Trump ka vënë në dukje, në vend të kësaj, pozitën e tij personale në mesin e publikut izraelit, duke pretenduar se popullariteti i tij arrin “rreth 99%” për shkak të politikave të kaluara.
I pyetur nëse Uashingtoni mund të bashkëpunonte më efektivisht me kandidatin e opozitës dhe ish-shefin ushtarak Gadi Eisenkot, Trump ka thënë se nuk “dëgjoi gjëra të këqija për të”, por ka paralajmëruar kundër shkarkimit të Netanyahut.
“Njerëzit e kanë nënvlerësuar Bibin, Netanyahun, shumë, shumë herë, ashtu siç më kanë nënvlerësuar mua shumë, shumë herë. Unë nuk do ta nënvlerësoja Bibin”, ka thënë Trump.
Marrëdhënia e Trump me Netanyahun thuhet se është tensionuar më shumë gjatë muajve të fundit për shkak të luftës në Iran dhe sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në Liban dhe Gaza.



