Basha inspekton punimet në autoudhën “Ibrahim Rugova”

12 gusht 2026 | 08:52

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në segmentet e skarpateve përgjatë autoudhës “Ibrahim Rugova”.

Gjatë vizitës në terren, Basha, së bashku me ekipet përgjegjëse dhe operatorët e angazhuar në punime, ka diskutuar për sfidat e hasura dhe masat që duhet të ndërmerren për trajtimin e plotë dhe afatgjatë të këtyre segmenteve.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, qëllimi i ndërhyrjeve është që rehabilitimi i skarpateve të jetë i qëndrueshëm dhe permanent, duke parandaluar përsëritjen e problemeve në të ardhmen dhe duke rritur sigurinë për të gjithë përdoruesit e autoudhës.

Ministria ka bërë të ditur se ecuria e punimeve po monitorohet në baza ditore, ndërsa në bashkëpunim me të gjithë akterët përgjegjës po punohet që ndërhyrjet të realizohen me cilësi, efikasitet dhe zgjidhje të qëndrueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një dokument i paraqitur si garancion i “BP Oil International…