Dronët tokësorë ukrainas dërgojnë furnizime dhe evakuojnë të plagosur nën sulme ruse
13 gusht 2026
| 16:50
“Radio Evropa e Lirë” ka përcjellë ushtarë të Brigadës së 117-të të Mekanizuar të Ukrainës, teksa ata angazhonin dronë tokësorë në pozicione në vijën e frontit, në rajonin e Donjeckut.
Automjetet e telekomanduara bartin municione dhe furnizime nëpër rrugë të cenuara nga dronë rusë dhe përdoren, po ashtu, për evakuimin e ushtarëve të plagosur kur një gjë e tillë është shumë e rrezikshme të bëhet nga njerëzit.



