Gjermania regjistron 12 mijë e 500 vdekje nga nxehtësia
Valët e të nxehtit në Gjermani gjatë këtij viti kanë shkaktuar rreth 12 mijë e 500 vdekje deri më tani, një shifër dukshëm më e lartë se ajo e viteve të kaluara, njoftoi të enjten Instituti Robert Koch (RKI), autoriteti gjerman i shëndetit publik.
Në raportin më të fundit javor, RKI-ja ka vënë në dukje se, krahasuar me shifrat e këtij viti, numrat e dekadës së fundit kanë qenë shumë më të ulët.
Për shembull, në vitin 2018 kanë humbur jetën 9 mijë e 400 persona si pasojë e të nxehtit, ndërsa në vitin 2019 kanë vdekur 7 mijë e 700 të tjerë për shkak të temperaturave të larta. Raporti i së enjtes përfshin periudhën nga 6 prilli deri më 2 gusht, shkruan “Yahoo”.
RKI-ja ka deklaruar se shifrat e saj janë vlerësime konservatore, ndaj numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me të nxehtin këtë vit mund të jetë edhe më i lartë.



