I arrestuari për spiunazh ishte emëruar nga Vjosa Osmani anëtarë i Këshillit për Komunitete

13 gusht 2026 | 15:25

Fehim Sali, është arrestuar sot nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, në një operacion të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, shkruan Periskopi

Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA) dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zhelimir Matoviq. Ai në foto të publikuar nga Indeksonline, shihet bashkë me ministrin e punëve tq brendshme të Serbisë, Ivica Dacic.

Ai punonte si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit dhe më herët ka qenë i angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë zyrës së presidentes.

Por, sipas një hulumtimi të Periskopi emri i tij rezulton të ketë një lidhshmëri me ish-presidenten, Vjosa Osmani.

Feim Sali ishte emëruar anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete më 8 nëntor 2022, nga presidentja e atëhershme Vjosa Osmani.

Në listën zyrtare të emërimit ai figuron si përfaqësues i komunitetit goran.

Emërimi ishte për mandat dyvjeçar, pra afërsisht nga nëntori 2022 deri në nëntor 2024.

Raporti zyrtar i KKK-së për vitin 2022 e përmend Fehim Salin si anëtar dhe tregon se ai mori pjesë edhe në aktivitetet e Këshillit gjatë atij viti.

Faqja aktuale e KKK-së ka tashmë një seksion për anëtarët 2024–2026, ndërsa raportimet e sotme konfirmojnë se Sali nuk është pjesë e Këshillit aktual.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho i ka idetë e…