Ramadani: Skënder Llugiqi, familjar i bashkëpunëtorit të Millosheviqit

13 gusht 2026 | 22:01

Burim Ramadani nga AAK në emisionin “Click” në RTV21 foli për personin Skender Llugiqi i cili dje nga Kuvendi i Kosovës bëri thirrje për vrasjen e Ramush Haradinajt.

Ramadani tha se Llugiqi është i afërt i njërit prej njerëzve, siç ai e quajti, tradhtarë të kombit.

“I njërit prej njerëzve që kanë punuar me Millosheviqin e partinë e tij, Tefik Llugiqi nga Dobraja e Madhe, komuna e Lipjanit dhe si i tillë pra po flasim për një ndërlidhje të njerëzve që i kanë bërë dëm këtij vendi në kohën kur Ramushi e luftëtarë të tjerë kanë qenë përballë armikut, pra jemi duke folur për një kategori komplet të ndryshëm të njerëzve”, tha Ramadani.

Ai u sqarua se këtë e ka ndërlidhur me deputetin e LVV-së Adnan Rrustemi.

“Nuk ka reaguar, nuk e ka dënuar, nuk është distancuar nga një gjuhë e tillë nga një i afërm e i dajve, dhe me këtë bashkë me shkrimin që e kam publikuar kam kërkuar që ai të distancohet”, tha ai.

Ramadani tha se Rrustemi është distancuar, por jo edhe LVV-ja, e që sipas tij duhet ta bëntë një gjë të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka dhënë…