Vudi Xhymshiti publikon fotomontazh me AI, Time Kadriaj thotë se do ta denoncojë në gjykatë
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ke hedhur poshtë raportimet se ajo në të kaluarën e kishte takuar personin, Skender Llugiqin, që dje bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt. Kadrijaj, ka thënë se fotoja e shpërndarë ku shihet ajo dhe Llugiqi, është bërë me inteligjencë artificiale dhe s’është e vërtetë. Deputetja e Aleancës, po ashtu ka paralajmëruar që do e denoncojë Vudi Xhymshitin i cili edhe e ka publikuar foton, duke thënë se le të merret drejtësia me këtë të fundit.
Postimi:
Të nderuar qytetar, se ku ka arrit poshtërsia e këtij pushteti po e dëshmoj tani. Me inteligjenc artificiale e postuar nga Vudi Xhymshiti në rrjete sociale, se gjoja unë kam takuar Skender Llugiqin, personin që ka kërcënuar Komandantin Ramush Haradinaj. Kjo nuk qëndron dhe është e pa vërtet. Personin në fjalë do ta denoncoj, dhe le të merren organet e drejtësisë me të. Jeni në rënie të lirë, kësaj radhe ju ka dal fytyra e vërtet.



