OVLUÇK-ja nesër mban konferencë për medie
28 shtator 2026
| 17:01
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) ka njoftuar se nesër (e martë) do të mbajë një konferencë për medie.
Sipas njoftimit të dërguar për mediet përmes emailit, konferenca do të nisë në orën 13:00.
OVLUÇK-ja nuk ka dhënë detaje lidhur me temat që do të trajtohen gjatë konferencës.



