Deputetët e PDK-së sërish para qeverisë

14 gusht 2026 | 08:03

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot po qëndrojnë para Qeverisë së Kosovës.

Ata po kërkojnë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti të jetë në Kuvend për konstituimin e legjislativit.

“Edhe sot jemi para Qeverisë për t’i thënë Albin Kurtit dy gjëra:

E para: në këtë ndërtesë je uzurpator.

E dyta: eja në Kuvend që ta konstituojmë atë. Hape rrugën për funksionimin e institucioneve.

Do të vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues dhe fitoren e Republikës”, theksuan deputetë të PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës…