Komenti skandaloz i kryeshefit të Tainkos për deputeten e PDK: “Jam kah e lëshoj edhe gruan”

14 gusht 2026 | 14:30

Kryeshefi i TrainKos, Agron Statovci e ka ofenduar me gjuhë seksiste deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

Statovci, një individ i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje që u vendos në krye të ndërmarrjes publike të transportit hekurudhor më 2023, e ka përçmuar deputeten grua në një koment në rrjetin social Facebook të mërkurën pas zhvillimeve të tensionuara në Kuvendin e Kosovës.

“Tu e pa sojin e kësaj femre, jam ka e lëshoj edhe gruan…”, shkroi Statovci në koment, nën një video ku deputetja Musliu shfaqet gjatë ngjarjeve kaotike në sallën e kuvendit.

Agron Statovci mban pozitën kryesore, atë të kryeshefit, në ndërmarrjen publike Trainkos që nga prilli i vitit 2023, kur fillimisht ishte emëruar si ushtrues detyre i kryeshefit.

Statovci nuk e ka fshehur asnjëherë lidhjen e tij me Vetëvendosjen. Emërimin e tij në këtë funksion e kishte propozuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të cilin – para se ta merrte mandatin si kryeshef – ai e lavdëronte publikisht në rrjetet sociale.

“Jeta dhe Artana e Kosovës”, kishte shkruar Statovci në një postim në rrjetet sociale në prillin e vitit 2023, pak javë para se të emërohej kryeshef. Me ‘Jeta’ i referohej ish-deputetes së Vetëvendosjes dhe kushërires së tij, Jeta Statovcit, ndërsa Artana për ministren Rizvanolli që e shpërbleu me pozitë të lartë drejtuese. /Paparaci.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë e Veçantë…