Musliu denoncon policin për cenim fizik në Kuvend, kërkon hetim për urdhrin e ndërhyrjes

14 gusht 2026 | 16:33

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë me dije se, bashkë me sekretaren e përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, ka denoncuar në Inspektoratin Policor të Kosovës një zyrtar policor, për të cilin pretendon se e ka cenuar fizikisht në sallën e Kuvendit.

Musliu ka kërkuar që hetimi të mos kufizohet vetëm te veprimet e policit, por të përfshijë edhe mënyrën se si Policia e Kosovës është ftuar dhe ka ndërhyrë në sallën e Kuvendit.

“Kush e ka dhënë urdhrin? Kush e ka ftuar policinë? Dhe mbi çfarë baze është ndërhyrë në sallën e Kuvendit?”, ka deklaruar Musliu.

Ajo ka kërkuar të sqarohet edhe nëse urdhri për praninë e Policisë në sallë është dhënë nga udhëheqësi i seancës, Avni Dehari.

Sipas saj, duhet të hetohet i gjithë zinxhiri i përgjegjësisë dhe urdhrave që ka çuar në ndërhyrjen e Policisë.

Musliu ka thënë se gjatë 15 vjetëve si anëtare e Komisionit Parlamentar për Siguri ka punuar për një polici profesionale, të depolitizuar dhe me integritet.

“Policia i shërben ligjit dhe Republikës së Kosovës, jo urdhrave politikë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar lidhur me zhvillimet…