Dënimi i liderëve të UÇK-së është padrejtësi që nuk sjell kurrfarë drejtësie për viktimat
Ish-deputetja Besa Ismaili-Ahmeti ka reaguar lidhur me dënimin e liderëve të UÇK-së, duke shprehur shqetësimin se drejtësia mund të përdoret si instrument për, siç thotë ajo, “rishkrimin e historisë” dhe ndryshimin e elitave politike përmes proceseve gjyqësore.
Në një postim në ‘Facebook’, Ismaili-Ahmeti ka deklaruar se dënimi i liderëve politikë të UÇK-së, sipas saj, nuk përbën drejtësi për viktimat.
Postim i saj i plotë:
Shqetësimi im është se drejtësia po shndërrohet në instrument për rishkrimin e historisë, për barazimin e agresorit me viktimën por dhe për ndryshimin e elitave politike përmes proceseve gjyqësore.
Dënimi i liderëve politik të UÇK-së është padrejtësi. Dënimi i liderëve politk të UÇK-së nuk është, në vetvete, asfar’ drejtësie për viktimat.
Askush s’mund të thotë: u vra dhe u torturua filani, nuk e di kush e bëri, por le të dënohen liderët e UÇK-së.
Për ata, brenda vendit apo jashtë, që po derdhin lot krokodili për viktima e dinë që pa zbardhjen e vrasjeve dhe pa provuar përgjegjësinë individuale dhe të drejtpërdrejtë të autorëve, as viktimat dhe as familjet e këtyre individëve nuk gjejnë as drejtësi dhe as ngushëllim.
Por të tillëve nuk po u plasë për drejtësi, atyre u plasë për politikë dhe pushtet.
Prandaj JO!
Jo, në emrin tim!



