Salihu: Qeveria po i udhëzon komunat që t’i mbyllin disa shkolla

14 gusht 2026 | 20:00

Instituti GAP ka realizuar një hulumtim të titulluar “Numri i mësimdhënësve nëpër komuna: tepricë apo nevojë”, të cilin në EURO n’T7 e ka prezantuar Bekim Salihu.

Në bazë të këtij hulumtimi, ka dalë se 3,101 mësimdhënës llogariten si tepricë për këtë vit, ndërsa ky numër do të rritet edhe për disa qindra vitin e ardhshëm.

Qeveria i ka hequr nga lista e pagave duke u bazuar në një udhëzim administrativ të vitit 2013, ndërsa u mbetet komunave të vendosin vetë se a dëshirojnë t’i mbajnë apo t’i largojnë.

Sipas Bekim Salihut, komunat tashmë janë para një dileme të madhe, pak para fillimit të vitit të ri shkollor.

“Në njëfarë forme, Qeveria po i urdhëron komunat që t’i mbyllin disa shkolla, derisa sa ishte në opozitë thoshte se kjo i takon Qeverisë. Në të kundërtën, komunat obligohen që vetë t’i financojnë mësimdhënësit tepricë. Komunat në këtë rast kanë dy mundësi. Opsioni i parë është që t’i largojnë mësimdhënësit dhe t’ua ndërpresin kontratat, dhe opsioni i dytë është që t’i vazhdojnë këto kontrata, por që t’i financojnë nga burimet tjera alternative, në këtë rast nga granti i përgjithshëm apo të hyrat vetanake. Këto janë mundësitë, ose edhe të largohen nga puna”, ka thënë Salihu.

Në anën tjetër, Salihu ka thënë se ky proces është i pashmangshëm dhe sa më herët që komunat fillojnë të merren me ta, aq më mirë do të jetë për to.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ALBINA XHEMAJLI ;shpall tepavleshme deftesat,certifikaten e testit te matures dhe…