Trump: Së shpejti do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-së

14 gusht 2026 | 23:25

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se së shpejti do ta shpallë Ngushticën e Hormuzit territor të Shteteve të Bashkuara, ndërsa deklaroi se bllokada amerikane e kësaj rruge ujore strategjike mbetet në fuqi.

“Pasi të përfundojmë mposhtjen e Iranit, i cili po mposhtet shumë keq, së shpejti do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump në Akademinë e re të Policisë së Qarkut Nassau në Garden City, New York.

Trump tha gjithashtu se bllokada amerikane e rrugës ujore strategjike mbetet në fuqi, duke deklaruar se “asnjë anije nuk kalon nëse ne nuk duam që të kalojë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin “Adresa” ka komentuar…