Ky është personi që u plagos sonte me armë zjarri në Prishtinë – sulmuesi iku me Mercedes të zi

15 gusht 2026 | 23:50

Të shtënat me armë zjarri në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë kanë lënë të plagosur një person.

Personi i plagosur është Arben Demolli, i cili pas incidentit është nisur me urgjencë drejt QKUK-së për trajtim mjekësor.

Sipas informacioneve të para, Demolli është qëlluar me armë zjarri në rrethana që ende po hetohen, ndërsa personi i dyshuar është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një Mercedes të zi, në drejtim të panjohur.

Njësitet policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kërkimet për lokalizimin e të dyshuarit.

Në lokacion është gjetur edhe një armë zjarri, e cila është sekuestruar në kuadër të veprimeve hetimore.

Për momentin nuk ka informacione të konfirmuara për gjendjen shëndetësore të Demollit dhe as për motivin që çoi në të shtënat.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./Sinjali

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar statistikat për lejeqëndrimet…