Reka merr pjesë në pritjen për Ditën e Bashkimit Gjerman, takon ambasadorin gjerman në OKB
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka marrë pjesë mbrëmë në pritjen diplomatike të organizuar me rastin e Ditës së Bashkimit Gjerman.
Gjatë kësaj mbrëmjeje, Reka është takuar me ambasadorin Ricklef Beutin, përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Reka ka ndarë një fotografi nga takimi, duke bërë të ditur pjesëmarrjen e tij në këtë pritje diplomatike.
“Me ambasadorin Ricklef Beutin, përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në OKB, mbrëmë në pritjen diplomatike për Day of German Unity/Ditës së Bashkimit Gjerman”, ka shkruar Reka në rrjete sociale.
Ndërkohë, Reka po vazhdon angazhimet dhe takimet diplomatike në Nju-Jork, ku po zhvillon kontakte me përfaqësues të shteteve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare.
Këto takime janë pjesë e përpjekjeve për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, si dhe për të promovuar interesat e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.



