Barcelona heq dorë nga Luis Suarez, klauzola prej 80 milionë eurosh shumë e lartë
16 gusht 2026
| 11:56
Barcelona nuk pritet ta aktivizojë klauzolën e lirimit prej 80 milionë eurosh për Luis Suarez, pasi shuma konsiderohet shumë e lartë nga klubi katalunas.
Sulmuesi kolumbian i Sportingut ishte një nga alternativat e Barcelonës për repartin ofensiv, veçanërisht në rast se dështon transferimi i Julian Alvarez.
Megjithatë, Sportingu nuk ka ndërmend të bëjë ulje në çmim dhe vazhdon ta konsiderojë Suarezin pjesë të rëndësishme të projektit të klubit. Klubi portugez ka bërë të qartë se për të larguar sulmuesin duhet paguar klauzola prej 80 milionë eurosh.
Kështu, Barcelona po largohet nga opsioni Suárez, ndërsa vazhdon të kërkojë zgjidhje për sulmin pas largimit të Robert Lewandowskit dhe Ferran Torresit.



