Pas barazimit me Izraelin, Kosova ndez motorët për Austrinë

02 tetor 2026 | 16:28

Pas barazimit pa gola ndaj Izraelit në Debrecen, Kombëtarja e Kosovës është rikthyer në Prishtinë, ku ka zhvilluar stërvitjen e parë para ndeshjes së fundit të këtij grumbullimi ndaj Austrisë.

“Dardanët” janë rikthyer në Kosovë pas ndeshjes së zhvilluar të enjten mbrëma ndaj Izraelit, e cila përfundoi me rezultat 0:0.

Skuadra ka nisur menjëherë përgatitjet për sfidën e radhës, me përzgjedhësin Franco Foda që sot (e premte) ka zhvilluar një seancë stërvitore në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Në këtë stërvitje, Foda kishte në dispozicion 14 futbollistë, ndërsa lojtarët që ishin titullarë në ndeshjen ndaj Izraelit nuk u angazhuan me grupin.

Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, titullarët e duelit në Debrecen zhvilluan seancë rigjeneruese në palestër në hotel, me qëllim rikuperimin pas angazhimit të tyre.

Tashmë, i gjithë fokusi i “Dardanëve” është te Austria, kundërshtari i fundit në këtë grumbullim.

Kosova dhe Austria do të përballen të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një tjetër sfidë të rëndësishme të Ligës së Kombeve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Georgina Rodrigues, bashkëshortja futbollistit Cristiano Ronaldos, pak më parë ka…