E papritur te Al-Hilal, Benzema mund të largohet gjatë këtij sezoni

16 gusht 2026 | 12:22

Al-Hilal po shqyrton mundësinë e largimit të Karim Benzemas gjatë sezonit aktual, nëse klubi arrin të transferojë një tjetër sulmues të profilit të lartë.

Sipas gazetarit saudit Ahmed Al-Ajlan, drejtuesit e klubit mund të negociojnë një marrëveshje financiare me francezin për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Raportimi vjen një ditë pas fitores 4-2 ndaj Al-Faisalyt, ku Benzema shfaqi pakënaqësi pas zëvendësimit në minutën e 70-të.

Trajneri Simone Inzaghi e mbrojti sulmuesin, duke thënë se është normale që një golashënues të dëshirojë të qëndrojë sa më gjatë në fushë.

Benzema iu bashkua Al-Hilalit dimrin e kaluar si lojtar i lirë, pas ndërprerjes së kontratës me Al-Ittihad.

Në 14 paraqitje me klubin, 37-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar pesë asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga problemet më të mëdha të administratës Trump për…