Rrëfimi prekës i Avni Deharit për humbjen e dy djemve, Astritin dhe Arbnorin

17 gusht 2026 | 23:46

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka folur për herë të parë në një rrëfim emocional për humbjen e dy djemve të tij, Arbnorit dhe Astritit.

Në një intervistë në emisionin “Pressing One”, Dehari tha se ka qenë shumë i afërt me të dy djemtë dhe se humbja e tyre ka qenë një goditje e rëndë për familjen.

Ai tregoi se rrethanat e vdekjes së dy djemve kanë qenë të ndryshme.

“Historia e vdekjes së Astritit ka qenë ndryshe”, tha Dehari.

Duke folur për Arbnorin, ai tha se djali i tij kishte humbur jetën pasi kishte rënë nga kati i pestë i banesës.

“Arbnori ra prej katit të pestë të banesës. Fatkeqësia më e madhe është që Prokuroria nuk e ka bërë punën që duhet ta bënte dhe i ka lënë këto raste të hapura. Kur lihen rastet e hapura, dyshimet pastaj rriten gjithqysh. Pastaj, edhe sikur të mos jetë ashtu, ki të drejtë të mendosh”, u shpreh ai.

I pyetur për epilogun e rastit të Arbnorit nga ana e institucioneve të drejtësisë, Dehari tha se rasti nuk është trajtuar siç duhet.

“Nuk është mbyllë si duhet”, deklaroi ai.

Deputeti tha se humbja e dy djemve ka qenë një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, duke theksuar se të dy ishin të rinj dhe kishin të ardhmen përpara.

“Për neve ka qenë shok, tepër e rëndë. Arbnori sapo e mbaroi fakultetin, ndërsa Astriti ishte absolvent dhe e kishin jetën përpara”, tha Dehari.

Ai shtoi se raporti me djemtë e tij ka qenë shumë i afërt dhe se me ta kishte biseduar gjithmonë hapur dhe lirshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar marrëveshjen e KEK-ut…