“Rrenë e kulluar”, Janina Ymeri për marrëveshjen me RMV: Prokuroria Speciale duhet të hetojë sektorin energjetik
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar marrëveshjen e KEK-ut për shitjen e qymyrit te Maqedonia e Veriut, duke e cilësuar të pavërtetë arsyetimin se marrëveshja mundëson marrjen e energjisë në këmbim.
“Veshja e marrëveshjes së shitjes së thëngjillit të KEK-ut me qëllim që të marrim rrymë si shkëmbim mund edhe të jetë e shkruar, por është rrenë e kulluar”, ka deklaruar Ymeri.
Ajo ka kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë Speciale në sektorin energjetik, duke shprehur shqetësim edhe për sigurinë e punëtorëve në KEK.
Postimi i plotë:
Maqedonia e Veriut nuk ka rrymë as për vete, madje edhe sot ka orë me import, por edhe kur eksporton rrymë, ajo nuk mjafton fare për kërkesat e Kosovës.
Veshja e marrëveshjes së shitjes së thëngjillit të KEK-ut me qëllim që të marrim rrymë si shkëmbim mund edhe të jetë e shkruar, por është rrenë e kulluar.
Ka kohë që KEK-u dhe vetë Qeveria VV kanë bllokuar investitorët e huaj për qasje në mineralet energjetike, për ta kryer marrëveshjen vetëm me një shtet, në një kohë kur shënohen dy vdekje brenda muajit.
Por, pa Prokurorinë Speciale, sektori energjetik nuk kfillet.
Deri kur Prokuroria Speciale të vendosë ta luftojë me rrënjë krimin në këtë sektor, përfshirë edhe KEK-un, pavarësisht pushtetit, lutem që të paktën të mos ketë vdekje të tjera.



