Kolonizimi i Gjakovës dhe i fshatrave të kësaj komune me malazezë e serbë
Kolonizimi i Gjakovës dhe i fshatrave të kësaj komune me malazezë e serbë, në periudha të ndryshme pas vitit 1900 e tutje.
Shkruan: Fahri Xharra
Kolonizimet janë bërë zakonisht aty ku nuk ka pasur kurrë as serbë, as malazezë.
Komuna e Gjakovës
Babaj i Bokës (3 familje), Bardhaniqi (11 familje), Batusha (27 familje), Beci (82 familje), Berjahu (5 familje), Bardosana (24 familje), Bishtazhini (5 familje), Brekoci (36 familje), Brovina (3 familje), Cërmjani (37 familje), Dallashaj (25 familje), Damjani (20 familje), Deva (16 familje), Doblibare (28 familje), Dobrixha (30 familje), Dobroshi (9 familje), Doli (17 familje), Dujaka (11 familje), Firaja (4 familje), Firza (33 familje), Gërçina (12 familje), Gërgoci (16 familje), Godeni (8 familje), Gjakova (26 familje), Guska (7 familje), Hereçi (66 familje), Jabllanica (15 familje), Jahoci (21 familje), Janoshi (22 familje), Kodralia (14 familje), Korenica (55 familje), Kralani (37 familje), Kusari (6 familje), Kushaveci (6 familje), Lipoveci (18 familje), Llugaxhia (11 familje), Madanaj (1 familje), Marmulli (79 familje), Meça (37 familje), Moglica (9 familje), Mulliqi (13 familje), Morina (5 familje), Neci (77 familje), Nivokazi (19 familje), Novosella e Epërme (2 familje), Novosella e Poshtme (8 familje), Osek Hyla (21 familje), Osek Pasha (2 familje), Pacaj (7 familje), Palabardhi (4 familje), Pjetërshani (11 familje), Plançori (26 familje), Ponosheci (51 familje), Popoci (5 familje), Qerimi (3 familje), Raça (35 familje), Radoniqi (128 familje), Rakoci (37 familje), Ramoci (10 familje), Rashkoci (31 familje), Rogova (47 familje), Rracaj (22 familje), Rrypaj (7 familje), Sheremetaj (34 familje), Shishmani (34 familje), Shishmani i Bokës (1187 familje), Skivjani (27 familje), Smaqi (17 familje), Smolica (19 familje), Stublla (21 familje), Trakaniqi (8 familje), Ujzi (14 familje), Vogova (20 familje), Vraniqi (32 familje), Zylfaj (7 familje), Zhabeli (8 familje), Zhdrella (7 familje) dhe Zhubi (7 familje).
Në Anadrini dhe në Llapushë, duke përfshirë edhe territorin e kësaj komune, në vitet 1932–1935 u vendosën shumë familje të ashtuquajtura kolone sllave, të ardhura nga Vrraka e Shqipërisë. Ato familje, kah mesi i shekullit XIX, kishin gjetur strehim pasi ishin larguar nga krahina e Zetës në Mal të Zi. Tani, një pjesë e tyre u vendosën në Kosovë me një qëllim të caktuar.
Kolonitë:
- Në trevën e Dushkajës, prej vitit 1928, në Biteshin e Poshtëm u kolonizuan 41 familje, ndërsa në Biteshin e Epërm 36 familje kolone.
- Në Gradishë, afër Urës së Fshejtë, prej vitit 1926 deri më 1931 u kolonizuan 44 familje kolone serbe e malazeze.
- Në Fushën e Gjakovës u kolonizuan 42 familje me 120 anëtarë.
- Në vendin e quajtur Nakaradë, në hyrje të Gjakovës, në rrugën Prizren–Gjakovë, u kolonizuan 59 familje kolone serbe e malazeze.
- Në Piskotë, afër Gjakovës, në drejtim të Pejës, u vendosën 43 familje kolone.
- Në Zidin e Sadik Agës, në anën juglindore të Gjakovës, u kolonizuan 5 familje kolone sllave.
- Në lokalitetin Bardhaniq–Llugaxhi, në vitet 1932–1933, u vendosën 26 familje kolone me 116 anëtarë.
- Në lokalitetin Bishtazhin–Lipovec–Smaç, në vitet 1929–1933, u kolonizuan 33 familje kolone me 164 anëtarë.
- Në lokalitetin ndërmjet fshatrave Dobrosh dhe Junik, në fushën Kallavaj, u kolonizuan 92 familje kolone serbe e malazeze.
- Në lokalitetin Malet e Hereçit u kolonizuan 58 familje serbe e malazeze.
- Në lokalitetin Lugbunar, që ishte kullotë e fshatrave, prej vitit 1927 deri më 1933 u vendosën 122 familje kolone malazeze, serbe etj. Ata ia ndërruan emrin këtij lokaliteti me etimologji shqipe, së pari në Zimonjiq e pastaj në Petrovac.
- Në lokalitetin afër Marmullës, të quajtur Milena-Rezina, u kolonizuan 19 familje kolone.
- Në lokalitetin Meja–Orize u kolonizuan 31 familje kolone, kryesisht malazeze.
- Në lokalitetin Meqa–Cërmjani, në vitet 1932–1933, u kolonizuan 43 familje kolone malazeze me 192 anëtarë.
- Në lokalitetin Moglicë–Raçë–Dol, prej vitit 1929 deri më 1936, u kolonizuan 39 familje me 175 banorë.
- Në lokalitetin Dobrixha–Dubrava, në vitin 1930, u kolonizuan 14 familje me 64 banorë.
- Në lokalitetin Jabllanicë–Luti–Vardishtë, në vitet 1931–1936, u kolonizuan 27 familje kolone me 123 anëtarë.
- Në lokalitetin Drini–Cërmjani u vendosën 13 familje kolone serbe e malazeze.
- Në lokalitetin Brovinë–Morinë, prej vitit 1929 deri më 1936, u kolonizuan 37 familje kolone me 169 anëtarë.
- Në lokalitetin Zhubi–Dol, prej vitit 1931 deri më 1936, u kolonizuan 111 familje kolone malazeze me 501 anëtarë.



