Rrahmani: Protesta e dha efektin, Qeveria u dorëzua, tash presioni duhet të zhvendoset te Kuvendi
02 tetor 2026
| 23:15
Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Rrahmani ka thënë se protesta ka dhënë efekt dhe se, sipas tij, Qeveria “u dorëzua”.
Ai ka bërë thirrje që tash presioni të drejtohet te Kuvendi dhe te deputetët, në mënyrë që projektligji të procedohet sa më shpejt për votim.
“Protesta e dha efektin te Qeveria! Ajo u dorëzua!”, ka shkruar Rrahmani.
Ai ka deklaruar se do ta votojë projektligjin nëse ai sillet në Kuvend.
“Unë do të votoj PËR! Do të jetë vota me peshën më të madhe të ndërgjegjes që kam dhënë gjatë katër mandateve të mia si deputet”, ka thënë ai. Rrahmani ka shtuar se përgjegjësia tash është te Kuvendi dhe te secili deputet.



