Haziri për Blerim Isufajn: Sot u ndal luftëtari më i madh i korrupsionit

02 tetor 2026 | 20:46

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas shkarkimit të Blerim Isufajt nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, duke e quajtur atë “luftëtarin më të madh të korrupsionit”.

Haziri ka thënë se Republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet.

“Ushtari i lirisë, besimtari i shtetit të së drejtës dhe luftëtari më i madh i korrupsionit sot u ndal. Por çdo ndalje mund të jetë vetëm pika e rikthimit të madh. Kosova ka nevojë për besë e shpresë, e jo për shkarkime të njerëzve më të mirë e autoritativë që kishte sistemi i drejtësisë”, deklaroi Haziri.

Ai ka thënë se kjo qasje ka nisur me shkarkimin e gjyqtares Valdete Daka nga KQZ-ja, duke vazhduar më pas edhe me institucionet e tjera.

Postimi i plotë:

Republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet!

Kjo qasje filloi para 6 vitesh me shkarkimin e gjyqtares Valdete Daka nga KQZ-ja, vazhdoi me bordet e ndërmarrjeve, komisionet e pavarura, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ambasadorët dhe konsujt, e deri te Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Dhe sot, në vazhdën e kësaj qasjeje, pikërisht kur pritej të dilte zgjidhja për një President konsensual, vjen lajmi për shkarkimin e Kryeprokurorit Blerim Isufaj.

Ushtari i lirisë, besimtari i shtetit të së drejtës dhe luftëtari më i madh i korrupsionit sot u ndal. Por çdo ndalje mund të jetë vetëm pika e rikthimit të madh. Kosova ka nevojë për besë e shpresë, e jo për shkarkime të njerëzve më të mirë e autoritativë që kishte sistemi i drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Protestuesit, në natën e 17 të protestave kundër dënimit të…