Edhe sonte, sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë është mbushur me qytetarë që kanë protestuar kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së.
Për të 17-tën natë mbushin sheshin, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë
02 tetor 2026
| 20:36
Për të 17-tën natë radhazi, protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe të ndryshme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Pas përfundimit të protestës në shesh, qytetarët janë nisur drejt Ministrisë së Drejtësisë.
Njësoj si në netët e kaluara, protestuesit kanë kërkuar që të votohet ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale.



