Muhamet Hyseni vazhdon karrierën në Rumani

18 gusht 2026 | 14:41

Sulmuesi nga Kosova, Muhamet Hyseni, ka bërë një tjetër hap në karrierën e tij, duke u transferuar në elitën e futbollit rumun. Hyseni të martën është prezantuar te Farul Constanta, e cila ka arritur marrëveshje me Horsensin e Danimarkës për transferimin e tij. Sulmuesi tashmë i është bashkuar skuadrës rumune, pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën.

Gjatë prezantimit, Hyseni ka thënë se është i lumtur që i është bashkuar Farul Constantas dhe se shpreson të shënojë sa më shumë gola gjatë këtij sezoni.

Sezonin e kaluar, Hyseni ishte i huazuar te Llapi, ndërsa te Horsensi ishte transferuar pikërisht nga skuadra llapjane në vitin 2024. Në 32 paraqitje në Superligë, ai ka shënuar 12 gola, ndërsa në sezonin 2023/24 ishte shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit, me 26 gola. Në Kosovë, Hyseni ka luajtur edhe për Malishevën dhe Feronikelin. Për Kombëtaren e Kosovës, ai ka regjistruar dy paraqitje dhe ka shënuar një gol.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në…