Këta janë dy të rinjtë që vdiqën nga aksidenti tragjik në rrugën Mitrovicë–Prishtinë
19 gusht 2026
| 10:16
Dy të rinj nga Mitrovica kanë humbur jetën në aksidentin tragjik të trafikut që ndodhi mbrëmë në Smrekonicë. Viktimat janë: Qëndrim Xhemajli dhe Rinor Zejnullahu. Lajmi për vdekjen e dy të rinjve ka tronditur familjet, të afërmit dhe gjithë qytetin e Mitrovicës.
Në njoftimin e policisë, mes të tjerash thuhet.
Rreth orës 02:53, të datës 19 gusht 2026, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.



