Shtetasi iranian kërkon azil në Kosovë

19 gusht 2026 | 14:27

Një shtetas iranian ka kërkuar azil në Kosovë, pasi është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit më 18 gusht, i dyshuari kishte paraqitur një pasaportë të lëshuar nga Belgjika.

Gjatë intervistimit, ai e kishte pranuar se dokumenti nuk ishte i tij dhe kishte deklaruar se ishte shtetas iranian, pa dokumente personale me vete.

Ai u kishte thënë autoriteteve se ndihej i kërcënuar në Iran.

Drejtori i Qendrës për Azil, Fitim Zariqi, konfirmoi për “Radion Evropa e Lirë” se shtetasi iranian e ka dorëzuar kërkesën për azil.

“Ka parashtruar kërkesë për azil edhe shqyrtohet kërkesa prej Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha Zariqi.

Sipas tij, shqyrtimi i kërkesës mund të zgjasë deri në gjashtë muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj të tjerë.

“Po zakonisht nuk zgjat më shumë se mesatarisht dy muaj e gjysmë, apo tre”, tha ai.

Për momentin, nuk dihet se nga cili vend kishte udhëtuar shtetasi iranian drejt Kosovës.

Radio Evropa e Lirë është në pritje të përgjigjeve nga Policia e Kosovës për rrethanat e udhëtimit, statusin e rastit dhe nëse ai po ndiqet penalisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
mërime të bordeve të përkohshme të ndërmarrjeve publike, alokime të…