Talenti shqiptar nga Zvicra, Getuar Kadriaj, nënshkruan kontratë profesionale me FC Zürich

19 gusht 2026 | 13:14

Një tjetër talent i ri shqiptar po bën hapa të rëndësishëm në futbollin zviceran. Getuar Kadriaj, me prejardhje nga Komuna e Suharekës në Kosovë dhe i lindur në Zvicër, ka nënshkruar kontratë profesionale me FC Zürich, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij. Getuari është një djalë i ri premtues, punëtor dhe i përkushtuar, i cili prej vitesh po punon për të realizuar ëndrrën e tij në futboll. Talenti dhe angazhimi i tij kanë bërë që ai të marrë një mundësi të rëndësishme në një prej klubeve të njohura të futbollit zviceran.

Nënshkrimi i kontratës profesionale është një moment i veçantë për Getuarin, por edhe për familjen e tij, e cila e ka mbështetur vazhdimisht në rrugëtimin e tij sportiv. Tashmë, para tij hapet një rrugëtim i ri, me sfida dhe mundësi të mëdha. Me punë, disiplinë dhe përkushtim, Getuar Kadriaj synon të vazhdojë zhvillimin dhe të bëjë hapa të tjerë të rëndësishëm në karrierën e tij. Një emër i ri që meriton të ndiqet në futbollin zviceran.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Al Hilal ka bërë një tjetër hap konkret për transferimin…