Policia kap sasi të madhe armatimi, municioni e uniforma në veri (Foto)

20 gusht 2026 | 17:03

Policia e Kosovës ka prezantuar sot armatimin, municionin, uniformat dhe dëshmitë e tjera relevante të gjetura dhe të konfiskuara gjatë operacioneve policore të zhvilluara në disa lokacione në veri të Mitrovicës.

Armatimi i konfiskuar është ekspozuar në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, ku pas pak pritet të fillojë konferenca e jashtëzakonshme për media.

Në konferencë do të marrin pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

Në njoftimin paraprak Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë operacioneve janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante.

Po ashtu, në konferencë pritet të jepen detaje edhe lidhur me veprimet policore në rastin “Krime të Luftës ndaj Popullatës Civile”, të cilat janë duke u zhvilluar në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (SHIQK) i ka…