Ronaldo në dyshim për ndeshjen ndaj Al-Riyadhit, vendimi pritet pas testeve të fundit

20 gusht 2026 | 13:07

Cristiano Ronaldo është në dyshim për ndeshjen e radhës të Al-Nassr ndaj Al-Riyadh, e cila zhvillohet të premten në kuadër të javës së dytë të Roshn League.

Sipas raportimeve nga Arabia Saudite, Ronaldo nuk mori pjesë në stërvitjen e përbashkët të Al-Nassr të mërkurën, duke vijuar në vend të saj programin e rehabilitimit dhe punën e specializuar fizike.

Portugezi ka pësuar një lëndim në muskujt e legenit gjatë stërvitjes në fillim të kësaj jave. Megjithatë, ai nuk ka pasur shqetësime të reja gjatë seancës së fundit fizike.

Vendimi përfundimtar për aktivizimin e tij pritet të merret pas testeve mjekësore dhe fizike gjatë seancës së fundit stërvitore para ndeshjes.

Ronaldo ishte rikthyer këtë javë në stërvitjet e Al-Nassr pas një muaji jashtë fushave. Për shkak të pauzës, ai mungoi në dy ndeshjet e para të skuadrës këtë sezon.

Ai nuk luajti në fitoren 3-0 ndaj Al-Fateh në javën e parë të kampionatit, ndërsa mungoi edhe në triumfin 4-1 ndaj Al-Diriyah në King’s Cup.

Ndeshja ndaj Al-Riyadh mund t’i japë Ronaldos mundësinë për debutimin e tij në sezonin e ri të kampionatit, por vendimi do të varet nga gjendja e tij fizike dhe rezultatet e kontrolleve të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria amerikane ka krijuar në heshtje një korridor detar përmes…