FLAMURI KOMBËTAR NË KOSOVË DHE SHQIPTARI FLAMUR FAZLI GRAJÇEVCI
Më gjashtë tetor gjashtëdhjetë e tetë, pra më 6 Tetor të vitit 1968, fillon përdorimi edhe de jure i Flamurit Kombëtar në Kosovë dhe në viset shqiptare në ish-Jugosllavi, FLAMURIT që, si askush tjetër në historinë e popullit tonë, e kishte ujitur me gjakun e tij Shqiptari Flamur, Heroi i Kombit Fazli Grajçevci!
Më shumë se pesë dekada e gjysmë kanë kaluar, por kjo ngjarje e madhe kombëtare mbetet një kryedatë e mobilizimit heroik të popullit shqiptar!
Flamuri ynë bashkoi breza në qëndresë e sakrificë, duke mbajtur gjallë besimin në liri dhe në dinjitetin kombëtar!
Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare e realizuan ëndrrën e SHQIPTARIT FLAMUR, Heroit të Kombit Fazli Grajçevci!
Në betejat për liri, jetoi edhe ideali për të cilin Ai dha jetën, që shqiptari të qëndronte krenar në tokën e vet, me Flamurin Kombëtar të ngritur lartë!
Lavdi gjakut të derdhur për Flamurin Kombëtar!
Lavdi Heroit të Kombit Fazli Grajçevci!
Rroftë Flamuri Kombëtar!
Prishtinë, 6 Tetor 2026!




