24 mijë euro gjobë për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të reja
21 gusht 2026
| 23:04
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ndaj operatorëve që po punojnë në rrugën Prishtinë–Podujevë kanë nisur të zbatohen penalitete për mosrespektimin e afateve.
Pas një inspektimi në këtë projekt, Basha tha se operatorëve u janë shtyrë afatet dhe u janë përcaktuar obligime të qarta për përfundimin e punimeve.
Sipas tij, për muajin korrik, vetëm në segmentin e Vranidollit, një operator ekonomik është penalizuar me 24 mijë euro.
Basha paralajmëroi se penalitetet do të vazhdojnë në të gjitha segmentet ku nuk respektohen planet dinamike dhe afatet e kontraktuara.
“Për ata që neglizhojnë punën dhe nuk i respektojnë obligimet kontraktuale, nuk do të ketë tolerim”, tha ministri.



