Ambasada e ShBA-së u bën thirrje krerëve të partive: Formoni institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës
21 gusht 2026
| 16:28
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka përsëritur thirrjen për formimin e institucioneve, duke theksuar se ngërçi politik po i kushton Kosovës.
Në një përgjigje për “RTV21”, Ambasada ka theksuar se institucionet duhet të formohen në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Udhëheqësit politikë të Kosovës duhet të bashkëpunojnë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Populli i Kosovës pret që udhëheqësit të veprojnë në interesin më të mirë të vendit. Ngërçi i vazhdueshëm po i kushton Kosovës me humbje mundësish; udhëheqësit duhet t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.



