Gruda viziton Kadri Veselin në Hagë: Në fjalët e tij kishte qetësi, por edhe një forcë të jashtëzakonshme
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka njoftuar se sot e ka vizituar në Hagë ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Ai ka bërë me dije se me Veselin ka biseduar gjatë për Kosovën, për njerëzit dhe për të ardhmen.
Gruda ka shkruar në “Facebook” se në fjalët e ish-kryetarit të Kuvendit kishte qetësi dhe forcë të jashtëzakonshme.
“Takova kryetarin Kadri Veseli në Hagë. Biseduam gjatë për Kosovën, për njerëzit dhe për të ardhmen. Në fjalët e tij kishte qetësi, por edhe një forcë të jashtëzakonshme. Nuk kishte as dëshpërim, as dorëzim. Përkundrazi, kishte besim dhe një bindje të fortë se më 16 shtator do të jetë i lirë, së bashku me shokët e tij. Kur u ndamë, mbeta me një ndjenjë të fortë se burgu mund t’ia kufizojë njeriut lirinë fizike, por nuk mund t’ia burgosë shpirtin, bindjen dhe dashurinë për vendin”, ka shkruar Gruda.



