KEK: Njësia A4 rikthehet në operim
22 gusht 2026
| 10:13
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A4 ka nisur procesin e startimit, pas përfundimit me sukses të sanimeve të nevojshme.
Sipas KEK-ut, njësia pritet që së shpejti të sinkronizohet me rrjetin.
Gjatë procesit të startimit, për disa orë mund të ketë tym më të theksuar për arsye teknologjike.
KEK ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të Obiliqit gjatë kësaj periudhe.



