Publikohen çmimet tavan të derivateve të naftës për sot, rritet çmimi i benzinës
22 gusht 2026
| 09:23
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan për derivatet e naftës për sot.
Çmimi për një litër naftë është 1.79 euro, i njëjtë me atë sa u shit dje. Për një cent rritje ka shënuar çmimi i benzinës, i cili sot shitet me 1.53 euro.
Ndërsa, çmimi i gazit është 62 centë.




