Vdes Altin Kryeziu, polici që u aksidentua ditë më parë në Malishevë
23 gusht 2026
| 10:33
Ka vdekur zyrtari policor Altin Kryeziu, i cili ishte lënduar rëndë në një aksident trafiku në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka për Klankosova.tv.
“I ndjeri nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra në aksident dhe ka humbur jetën në orët e hershme të së dielës”, tha Uka.



