Aleanca thërret mbledhjen e kryesisë dhe konferencë për media

24 gusht 2026 | 22:16

Aleanca ka njoftuar se ka thirrur për nesër mbledhjen e kryesisë së partisë. Gjithashtu, sipas një njoftimi për media, pas mbledhjes, kryetari i saj, Ardian Gjini, do të mbajë edhe një konferencë për media.

“Ju njoftojmë se nesër, me fillim në orën 18:00, Aleanca mban mbledhjen e Kryesisë. Ndërsa, në orën 18:45, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, do të mbajë konferencë për media në selinë e Aleancës.”, thuhet në njoftimin për media.

Në njoftim, nuk është bërë e ditur qëllimi i kësaj mbledhjeje dhe i konferencës, megjithatë, kjo parti së fundmi ka qenë tepër aktive me kritika e aksione për zhvillimet e fundit në vend.

#kosovë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Shoqata Ukrainase e Kosovës –…