Berisha: Kosovës i duhet një Strategji e re për Energjinë

24 gusht 2026 | 16:25

Shkruan: Sylejman Berisha

Në disa shkrimet e mia të mëhershme për Strategjinë për Energji të Kosovës 2022-2031 fokus ishin qëllimet e vendosura dhe synimet në këte dokument. Në fakt, një strategji nuk duhet gjykuar vetëm nga qëllimet e saj, por edhe nga realizueshmëria dhe rezultatet konkrete e cila prodhon strategjia dhe hapat e realizimit të saj me kohën.

Argumentet se, Strategjia në fjalë është e diskutueshme dhe që, ky dokument nuk po prodhon rezultate e pritura për vendin tonë, siq i kam shprehur edhe më heret në shkrimet rreth kësaj teme, do ti radhisja me këto pyetje apo dilema:

  • a ishin shumë ambicioze objektivat e strategjisë, krahasuar me kapacitetet financiare të vendit?
  • a po vonohen realizimi i projekteve të parapara në këte dokument?
  • a po ndërtohen kapacitetet e reja dhe renovimi i tyre sipas afateve të parapara?
  • a po arrihet objektivi i dekarbonizimit, ulja e parametrave ndotës(emetimet e SO₂, emetimet e NOx, pluhurin PM10 dhe PM2.5, dhe emetimet totale të CO₂)?
  • a po arritet  siguria e furnizimit të vendit me energji?
  • a po rriten importet në periudhat normale dhe kritike në vend dhe e a kemi avansuar në objektivin e integrimit në BE?

Në rrrethana normale, secila Strategji do duhej përjellur drejtimin e objektivave, realizimin e synimeve të strategjisë dhe mekanizmave-instrumenteve matëse të avansimit dhe realizimin e qëllimeve të strategjisë në periudha kohore mbrenda afateve.

Qeveria e vendit, do duhej reaguar me mekanizmat e saj vlerësues dhe konstatuar eventualisht dështimin e Strategjisë për Energji për periudhën 2022-2031. Pastaj, do duhej inicuar e ngritur menjëherë procedura ligjore përmes ministrive përkatëse për fillimin e hartimit të një Strategjie të re me ndryshimin e objektive thelbësore ku pesha kryesore në Strategjinë e re të jepej te:

  • Siguria energjetike,
  • Shfrytëzimi i rezervave vendore të linjitit,
  • çmimi i përballueshëm energjisë për qytetarët,
  • Pavarësimi energjetik i vendit nga importet.

Një strategji e re për energjinë e vendit tonë, do duhej të kishte mbrenda saj synime dhe objektive të kjarta, si:

  1. Asgjësimin gradual i Kosovës A( Dinosaur teknologjik)
  2. Vazhdimi i modernizimit të Kosovës B( rritje e efikasitetit ekeltrik dhe reduktimin deri ne minimum i ndotësve mjedisor,
  3. Termocentral i ri me linjit dhe teknologji ultra-superkritike (Ultra-Supercritical),
  4. Zhvillim paralel i energjisë solare, baterive për ruajtje të energjisë elektrike
  5. Zhvillim paralel i energjisë së erës, biomasës dhe burimeve tjera të ripërtritshme,
  6. Interkonektor gazi natyral me Shqipërinë( ALKOGAP) dhe Maqedonin lidhja TAP(Dyja linjat gaz i Azerbajxhanit).
  7. Gazin e lëngëzuar LNG (SHBA, Katar, etj.)
  8. Rezerva strategjike energjetike.

Kjo do të ishte një strategji e re e vendit për energji me fokus më të madh në sigurinë kombëtare energjetike, furnizim të qëndrueshëm, kosto të përballueshme për qytetarin dhe mbi të gjitha do arriheshin shumë mire edhe objektivet në zvoglimin e ndotjes së mjedisit tonë. Krahas këtyre objektivave kryesore normal që paralel do të arrihen edhe rekomandimet e BE për dekarbonizim energjetik.

Sa për ilustrim vizuel dhe përmbajtësor të argumentimit dhe insistimit tim që Kosova duhet të ndërtoj sa më shpejtë Termocentral te ri me një teknologji ultra super kritike( Ultra-Supercritical (USC) e cila na jep stabilitet dhe peshë ekonomike dhe faktorizim regjional. Kjo teknologji, dëshmon se ku ka arritur zhvillimi i teknologjisë bahkëkohore të avansimit të termocentraleve si për nga rritja e koeficientit të përfitimit të energjisë elektrike nga 35-42 %( për dallim të gjendjes aktuale në termocentralet tona që sillet reth 17-20 %) dhe reduktimit në minimum të ndotjes së mjedisit.

Foto 1. Termocentrali me teknologji Ultra-Supercritical (USC). Komponentët kryesorë, përfshirë; Kaldajën USC, Mullinjtë e qymyrit, Turbinat HP/IP/LP, Gjeneratorin, Kondensatorin, Sistemin FGD, elektrofiltrin, Kullën ftohëse dhe Nënstacionin elektrik

 

Prishtinë 22.Gusht.2026                       Dr.sc. Sylejman Berisha, Prof, ass.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kërkoi më shumë presion ndërkombëtar…